RM BAU L.L.C.

Kryefaqja › Shërbimet › Rrymë

Instalime elektrike në Kosovë

Instalime elektrike për shtëpi dhe lokale: kabllo, priza, ndriçim dhe tabela elektrike.

Çfarë përfshin

  • Instalim i ri elektrik
  • Riparim dhe zgjerim i instalimit ekzistues
  • Tabelë elektrike
  • Ndriçim
  • Priza dhe çelësa

Si e bëjmë

  1. VlerësimiShohim objektin dhe vendosim pikat e prizave, ndriçimit dhe tabelës.
  2. InstalimiVendosim kabllot dhe tubat, sipas ngarkesës së planifikuar.
  3. MontimiMontojmë tabelën, prizat, çelësat dhe ndriçimin.
  4. Provat dhe dorëzimiProvojmë instalimin dhe ju tregojmë si funksionon tabela.

Për një ofertë të saktë

Sa më shumë detaje na jepni, aq më e saktë është oferta. Nëse nuk i dini të gjitha, na telefononi dhe e shohim bashkë.

  • Shtëpi, banesë apo lokal, dhe sipërfaqja
  • Instalim i ri apo riparim/zgjerim
  • Lista e pikave: priza, ndriçime, çelësa (ose planimetria)
  • Gjendja e objektit (para apo pas suvatimit)
  • Afati kur dëshironi të filloni

Pyetje të shpeshta

A bëni edhe riparime të vogla?

Po. Instalimin e ri, riparimin dhe zgjerimin e instalimit ekzistues. Shkruajini te kërkesa.

Çfarë informatash më duhen për ofertë?

Madhësia e objektit dhe lista e pikave (priza, ndriçime, çelësa). Nëse keni planimetri, dërgojeni.

Kur është koha më e mirë për instalim të ri?

Para suvatimit, që kabllot dhe tubat të vendosen brenda murit. Pyesni ekipin për radhën e punëve.

Merr ofertë me çmim të qartë

Vizita për matje dhe oferta bëhen pa pagesë dhe pa detyrim. Përgjigjemi brenda ditës.

WhatsApp