Çfarë përfshin
- Stukim dhe lëmim i mureve dhe tavaneve
- Primer para lyerjes
- Lyerje e brendshme me bojë të pastrueshme, dy dorë
- Lyerje e fasadës dhe e tavaneve
- Mbrojtje e dyshemesë, dyerve dhe dritareve gjatë punës
- Pastrim pas punës
Si e bëjmë
- Matje dhe zgjedhje ngjyrashShohim sipërfaqen dhe bashkë zgjedhim ngjyrat dhe llojin e bojës.
- PërgatitjaStukojmë, lëmojmë dhe vendosim primer, sepse lyerja e mirë varet nga muri.
- LyerjaLyejmë në dy dorë, me kohë të mjaftueshme thatjeje mes tyre.
- DorëzimiKontrollojmë bashkë me ty, retushojmë çdo gjë të vogël dhe pastrojmë.
Për një ofertë të saktë
Sa më shumë detaje na jepni, aq më e saktë është oferta. Nëse nuk i dini të gjitha, na telefononi dhe e shohim bashkë.
- Sipërfaqja afërsisht në m²
- Brenda, jashtë apo të dyja
- Muret janë të reja apo është ri-lyerje
- A duhet stukim dhe riparim i mureve
- Ngjyrat dhe afati kur dëshironi të filloni
Pyetje të shpeshta
Sa dorë bojë vendosni?
Zakonisht primer dhe dy dorë bojë. Kjo jep ngjyrë të njëtrajtshme dhe mbulim të mirë.
A bëni edhe stukim para lyerjes?
Po. Stukimi dhe lëmimi përfshihen në ofertë kur muri e kërkon, sepse ai e vendos cilësinë e lyerjes.
Kur mund të lyhet një mur i sapo suvatuar?
Pas thatjes së plotë të suvasë. Koha varet nga lloji i suvasë dhe nga moti, prandaj e caktojmë gjatë matjes.
Merr ofertë me çmim të qartë
Vizita për matje dhe oferta bëhen pa pagesë dhe pa detyrim. Përgjigjemi brenda ditës.